Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka priti sot drejtorin e Fondit për ndërtimin e banesave solidare Z. Danillo Popoviq dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim edhe njëherë u fol për ndërtimin e banesave solidare në komunën tonë. U tha se tek strukturat udhëhëqëse të Ulqinit, mund të llogarisni në një partner serioz dhe të gatshëm në realizimin e këtij projekti.
Përfaqësuesi i Sindikatave të Ulqinit tha se numri i kërkesave për strehim nga dita në ditë është gjithnjë e më i madh e për momentin janë rreth 500 kërkesa. Përvoja nga komunat e tjera në Mal të Zi, ka dëshmuar që ndërtesat në fjalë që realizohen në një bashkëpunim trilateral, kanë dhënë rezultate dhe cmimi i tyre është mjaft i arësyeshem.Për ndërtimin e banesave u permëndën dy lokalitete, njëri në fushën e Ulqinit e tjetri tek barakat në Mëhallë të Re. Për këtë të fundit Fondi në fjalë është i gatshëm që deri në fund të vitit të bëjë përgatitjet e duhura, duke përfshirë dhe projektin e menjëherë të fillohet nga puna. Ata po ashtu veçuan që jenë të gatshëm që të angazhojnë dhe firma nga qyteti ynë për kyçjen në punime.
U la që kryetari i Sindikatave të Ulqinit Keko Lamoviq të jetë personi kontaktues deri në fillimin e punimeve.