Delegacioni i madh i Komunës së Ulqinit, të cilin e udhëhoqi kryetari i Komunës Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë, të premten vizitoi Durrësin i cili u prek nga tërmeti i rëndë.
Me këtë rast ato i dorëzuan ndihmë të konsiderueshme drejtoreshës së Spitalit Rajonal në këtë qytet Nadira Jani.
Delegacioni i Ulqinit bisedoi edhe me kryetaren e Durrësit Valbona Sako dhe zëvendës ministren e punëve të brendshme të Shqipërisë Rovena Voda.