Komuna: NDRYSHIME TË PREMTEN NË REGJIMIN E KOMUNIKACIONIT PËR SHKAK TË KONCERTIT

Komuna e Ulqinit ka njoftuar se të premten, më 30 qershor, do të ketë ndryshim të regjimit të qarkullimit drejt Ranës për shkak të koncertit që po mbahet në Molen e Madhe, nën Kala, të yllit botëror të operës Ramë Lahaj.

Kështu, nga ora 15:00 do të ndërpritet qarkullimi nga kafeneja “Posejdon” në drejtim të Ranës, ndërsa në ora 18:00 nga rrethrrotullimi në Maje të Pazarit drejt Çarshisë dhe Plazhit të Vogël.

Luten banorët e Kalasë dhe Ranës si dhe mysafirët që të mos parkojnë automjetet e tyre nga restorant-piceria “Marinero” drejt Molës së Vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…