Komuna: Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri Nurkoviq

Ljoro NrekicMinistri i Komunikacionit dhe Detarisë Osman Nurkoviq me bashkëpunëtorë vizitoi të mërkurën Komunën e Ulqinit.

Ai u prit nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq , kryetari i Kuvendit dr Ilir Çapuni, nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Në një takim të hapur dhe miqësorë u prekën një sërë temash me interes jo vetëm për zhvillimin e qytetit, por dhe me interes të përgjithshëm.

Krahas çështjeve infrastrukturore në fokus ishin dhe temat nga lëmi e ekonomisë detare, me theks të veçantë në ndërtimin e marinës nën Kalanë e Ulqinit. Kryetari i Ulqinit, Nrekiq ndër projektet prioritare për komunën ku duhet bashkëpunim me Ministrinë respektivisht me Qeverinë veçoi Bulevardin ,,Nëna Tereze”, ndërtimin e aeroportit në Shtoj i cili do të kishte efekt dhe rëndësi multiplikative, por dhe projekte të tjera infrastrukturore të cilat janë në realizim e sipër.

Ministri Nurkoviq, përshëndeti idenë për realizimin e projektit të Bulevardit ,,Nëna Tereze,, ku sipas tij ndihma e Ministrisë nuk do të mungojë. Ai veçoi rëndësinë e përfundimit të rrugës Ulqin –Sukobinë. Më pas foli për jetësimin e idesë për lundrimin e Lumit Buna në drejtim të  Liqenit të Shkodrës, projekt që parashihet të realizohet me ndihmën e fondeve të Bashkimit Evropian, por për Ministrin e komunikacionit me interes të veçantë është dhe realizimi i projektit të aeroportit në Shtoj.

Ai vlerësoi rëndësinë e nismave rajonale për forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e pikpamjeve për zhvillimet rajonale, integrimet rajonale etj. dhe vuri theksin në rëndësinë e projektit madhor siç është Koridori Adriatiko –Jonian dhe përfitimet që komuna jonë do të ketë nga ky projekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi