Këshilltari për bujqësi në administratën lokale Gani Rexha deklaroi se në Ulqin ka rreth 200 bujq të regjistruar dhe 1.900 amvisëri bujqësore.
Sipas fjalëve të tija, më të përfshira janë ullishtaria, vreshtaria, pemëtaria, blegtoria dhe bletaria.
Rexha tha se Komuna më së shumti do ti ndihmonte bujqve duke hapur qendrën blerëse.
“Ulqini ka tokë të cilësisë së lartë, ka njerëz që prodhojnë, por ato nuk mund të jenë njëkohësisht prodhues dhe tregtarë”, shtoi ai.