Komuna: NË VIZITË AMBASADORJA E SHBA-SË

 

Kabineti, Uyehar 2Në Ulqin qëndroi për vizitë ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë Margaret Ujehara.

Takimi i parë ishte planifikuar me kreun e qytetit Nazif Cungu dhe  bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Cungu duke i uruar mirëseardhje i bëri një panoramë të qytetit në shumë këndvështrime, duke u ndalur veçmas në fushën e turizmit si një prej  sektorëve kryesorë. Ai foli për investimet e pritshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe shprehu interesimin edhe për për investitorët amerikan këtë kur kemi parasysh që në SHBA jeton një komunitet i madh i  njerëzve tanë.

Nga ana tjetër ambasadorja  Ujehara duke falënderuar për pritjen , veçoi  bukuritë e Ulqinit, u ndal tek kriporja, foli për mundësitë e bashkëpunimit  dhe të investimeve nga diaspora, premtoi angazhim të ambasadës në këtë drejtim, por dhe duke bërë thirje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundshëm.

Pas një takimi tepër miqësorë dhe të hapur u ra dakord që komuna e Ulqinit  të aplikojë me një projekt pranë ambasadës që ajo të mbështesë vazhdimin e projektit të kompjuterizimit të shërbimeve në komunën tonë, nëpërmes  granteve për rritjen e transparencës që ambasada i ka në dispozicion.

Më pas ambasadorja e shoqëruar nga Kryetari u takuan  në bibliotekën e qytetit me përfaqësuesit e projektit ‘’Partneriteti lokal kundër abuzimit me droga dhe delikuencës së të miturve’’ realizuar nga OJQ ‘’Horizonti i Ri’’ projekt mbështetur nga Ambasada e SHBA–së.

Vijuesve iu ndanë mirënjohje dhe diploma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi