Drejtori i Fondacionit të njohur gjerman „Konrad Adenauer Stiftung“ për Serbi dhe Mal të Zi, Norbert Beckmana Dierkes, ka qëndruar sot në vizitë pune në Ulqin.
Ai me këtë rast është takuar me nënkryetarën e Komunës Hadixha Gjonin me të cilën ka biseduar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në këtë komunë, mënyrën e funksionimit të administratës lokale, si dhe për mundësistë e bashkëpunimit të këtij fondacion me Komunën e Ulqinit.
Me kërkesë të mysafirit të nderuar, Gjoni organizoi vizitën e Kripores.
Fondacioni Konrad Adenauer është i afërt me partinë CDU të kancelares Angela Merkel. Ka mbi 70 zyra në botë dhe realizon projekte në mbi 120 shtete.