Komuna: Nënshkruhet binjakëzimi ndërmjet Ulqinit dhe Staten Island (SHBA)

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe kryetari i Komunës së Staten Island, Vito Fossella, nënshkruan në Staten Island, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, marrëveshjen për binjakëzimin e këtyre dy komunave. Në nënshkrimin e marrëveshjes mori pjesë edhe ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka.

Marrëveshja e nënshkruar parashikon bashkëpunim në shumë fusha me rëndësi për dy komunat, veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe bashkëpunimit institucional.

Në ceremoninë e rastit foli kryetari Bajkratari, i cili tha se sot është një ditë e veçantë kur solemnisht së bashku po nënshkruajnë marrëveshjene binjakëzimit, e cila forcon lidhjet mes dy komunavepër të mirën e qytetarëve. Në veçanti falënderoi shoqatat e diasporës të komunës së Ulqinit, për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur pa të cilën nuk do të ishte i mundur ky binjakëzim. Ai shtoi se është jashtëzakonisht i kënaqur me faktin se shoqatat e diasporës ulqinake janë më aktive se kurrë dhe se vazhdimisht marrin pjesë në realizimin e projekteve të dobishme shoqërore për vendlindjen e tyre siç janë ndihmat për njerëzit në nevojë, shkëmbimi kulturor, shkollat e gjuhës dhe projekte të tjera, për financimin e të cilëvederi tani janë ndarë disa qindra mijëra dollarë.

Kryetari Fossella tha se ngjashmëritë mes Staten Island dhe Ulqinit janë shumë të mëdha sepse janë komuna multikulturore banorët e të cilave jetojnë në harmoni dhe kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Staten Island është komuna më jugore e qytetit të Nju Jorkut, ku jeton komuniteti më i madh i diasporës nga komuna e Ulqinit, numri i të cilëve llogaritet në disa mijëra. Nënshkrimit të marrëveshjes i ka paraprirë aktiviteti intensiv shoqëror i shoqatave të diasporës “Ulqini”, “Ana e Malit” dhe “Kraja”. Kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin e parë institucional ndërmjet Ulqinit dhe Staten Island.

One Response

  1. Pa pse e shtini n zor Omerin gjyna, a shef s isht ba, si ka met pi gjakun n rreshen. Muneni me kerku pi SI me ju nap njinen pi urave se i ka kater, e muneni me e vu permi Bun mi lidh me Shypni. Motra per moter munet aq me ba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi