Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe Drejtori i kompanis turke Polin Edin Pepiq solemnisht nënshkruan kontratën për realizimin e investimit të Aqua-Parkut në Shtojin e Epërm nga kompania turke “Polin” një investim mbi shtatë milion euro. Aqua-Parku do të shtrihet në një sipërfaqe 26,658 metra 2, pronë e Komunës së Ulqinit dhe është marë me konsesion për 30 vjet.
Ky investim tha Kryetari Nrekiq i cili pritet të jetë i gatshëm në fillim të sezonit turistik do të begatojë edhe më shumë ofertën turistike. Sipas tij përparësi në punësim në aqua –park do të kenë të rinjtë e qytetit tone, por dhe kompanitë vendase qe do te angazhohen gjatë realizimit të projektit. Kompania “Polin” është e njohur në mbarë rajonin për ndërtimin e Aqua Parkut.
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq theksoi se interesimi i investitorëve të huaj është i madh edhe për projekte të tjera në turizëm.