Komuna e Ulqinit dhe SH.P.K. Putevi Bar, si ofertues me ofertën më të volitshme, kanë lidhur Kontratën për Rindërtimin – Asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës “28 Dhjetori”.
Vlera e kontratës së nënshkruar është 361,923,10€, ndërsa afati për përfundimin e punëve është 10 ditë nga dita e fillimit të punimeve. Punimet do të kryhen gjatë muajit dhjetor.
“Përmbushim premtimet tona dhe rindërtojmë infrastrukturën tonë. Punojmë për të mirën e qytetit dhe qytetarëve tanë”, theksoi Bajraktari.