Komuna: Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit për avancimin , mbrojtjen dhe promovimin e  natyrës në Ulqin  

memorandum (1)Duke njohur vlerat natyrore të Komunës së Ulqinit, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, bazuar në mbrojtjen e mjedisit dhe të nxitur nga një dëshirë e përbashkët për të kontribuar në avancimin, mbrojtjen dhe promovimin e biodiversitetit në Komunën e Ulqinit, sot u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit , Organizatës Turistike  dhe Asociacionit Dr Martin Schneider-Jacoby (MSJA).   

Sipas kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi , kjo nisëm ka për  qëllim  menaxhimin  më efikas , mbrojtjen e larmisë  biologjike , përmirësimin e  cilësisë së  shërbimeve në ekosisteme , zhvillimin e  qëndrueshëm  të turizmit bazuar në mbrojtjen dhe vlerësimin e vlerave të jashtëzakonshme si dhe edukimin e  komunitetit  mbi vlerat  natyrore të qytetit tonë.  

Me Memorandum palët obligohen që në vitin 2021/2022 të angazhohen për nominimin e Komunës së Ulqinit në TOP 100 destinacionet në rrjetin global “Green Destination / Destiancioni i Gjelbërt” dhe të mbështesin hartimin të  Planit të qëndrueshëm  për Komunën e Ulqinit. Po ashtu  angazhimi  presupozon  nxitjen  e iniciativave , përkrahjen  dhe mbështetjen  e projekteve  me vision  strategjik  të zhvillimit të qëndrueshëm në Komunën e Ulqinit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer