Të mërkurën, me datë 23 tetor 2019, në Hotelin Mediteran në Ulqin, me fillim në ora 11:00 do të mbahet konferenca përmbyllëse e projektit ‘The feminine side of quality’.
Në kuadër të konferencës është e paraparë shpalosja e aktiviteteve të realizuara gjatë periudhës prej 18 muajve si edhe rezultatet e arritura, me theks të veçantë në punën dhe produktet vendore të grave pjesëmarrëse në projekt.
Projekti ‘The feminine side of quality’ të cilin Komuna e Ulqinit si bartëse kryesore implementon në bashkëpunim me OJQ MogUL, Qendrën Uet dhe Bashkinë e Mirditës realizohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020 që financohet nga fondet e Unionit Evropian dhe bashkë-financohet nga Ministria e Administratës Publike.
Vend të veçantë në konferencë zë prezantimi i grave sipërmarrëse si edhe mundësia e degustimit të produkteve të tyre specifike tradicionale me qëllim të vendosjes së kontakteve dhe bashkëpunimeve të reja me përfaqësues të sektorit të hotelerisë, turizmit dhe rrjetit tregtar.