Deri në fillim të kësaj fundjave do të ndalohet lëvizja e të gjitha kategorive të automjeteve në rrugën “Ali Riza Ulqinaku”, gjegjësisht nga kafeneja “Posejdon” në drejtim të Sheshit të Detarëve në Ranë, njoftoi Sekretariati për veprimtari vomunale dhe banësore.
Siç thuhet, shkak i kësaj mase është bërë vendosja e shtyllave të vogla në atë rrugë.
Qarkullimi do të ndalohet nga e marta, 9 maj, ora 08:00, deri më 12 maj (e premte) në orën 20:00.