Komuna nis aksionin e pagimit të tatimit: NISEN NGA VETJA

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjJavët dhe muajt e ardhshëm komuna e Ulqinit do të niset fuqishëm në aksionin e pagesës së tatimit, mëson Portali Ul-info.

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka formuar grupin punues të cilin e përbëjnë bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Qëllimi është që të paguhet të paktën një e pesta prej gjithsej gjashtë milion euro sa personat juridik dhe qytetarët i kanë borxh administratës lokale në bazë të borxheve të papaguara.

Do të fillohet nga punëtorët e komunës, pastaj të punësuarit në ndërmarrje publike ku themelues është administrata lokale dhe pensionistëve, ndërsa veçanërisht aksioni do të fitojë në vrull para dhe gjatë sezonit me pagesën e borxheve nga të ashtuquajturit uikendistë.

Aksion të ngjashëm pak kohë më parë iniciojë edhe komuna e Tivarit, ndërsa në Budve ky aksion zgjatë tash një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi