Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq solli vendimin për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2029.

Ky dokument, i cili pas Planit Hapësinor – Urbanistik është më i rëndësishmi për vetëqeverisjen lokale, do të hartohet nga Grupi Këshillues, në krye të të cilit është kryetari i Komunës.

Grupi përbëhet nga 33 anëtarë, në mesin e të cilëve janë përfaqësuesit e administratës lokale dhe ndërmarrjeve komunale, si dhe organizatave joqeveritare dhe shoqatave profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi