Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni pranuan sot nxënësit nga Gjermania të cilët po vizitojnë qytetin tonë.
Bëhet fjalë për nxënësit nga qyteti Freundenstadt të cilët për çdo vit vijnë në shkëmbim me nxënësit nga shkolla “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin.
Kryetari Nrekiq pas fjalës përshëndetëse bëri një prezantim të shkurtë të qytetit dhe theksoi se këto vizita dhe shkëmbimet e eksperiencave të nxënësve janë të dobishme dhe produktive.
Mysafirët falënderuan Komunën e Ulqinit për mikpritje.