Kryetari Loro Nrekiq në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin e tij personal uroi të gjithë nxënësit, prindërit dhe arsimtarët në territorin e qytetit të Ulqinit fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Ai dërgoi urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve të klasës së parë, për të cilët ky është fillimi i një periudhe të re jetësore, asaj më të bukur – moshës shkollore.
Për to administrata lokale ka siguruar edhe libra falas.