Komuna: NREKIQ URON DITËN E PAVARËSISË SË MALIT TË ZI

 

Ulcinj, UlqinKryetari i Ulqinit Loro Nrekiq ka uruar qytetarët e Ulqinit me rastin e 21 majit – Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Në këtë ditë të shënuar, në këtë përvjetor, ju përcjell urimet më të përzëmërta. Dita e Pavarësisë, është njëra nga ditët më të rëndësishme në historinë moderne të Malit të Zi. Vendi është anëtar i NATOS dhe me hapa të sigurtë ecën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. Mali i Zi si shtet i harmonise multietnike, jep një kontribut të çmuar në forcimin e paqës, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjërë.

Sigurisht që na presin dhe shumë punë të tjera të cilat  kërkojnë përpjekje të përbashkëta të të gjithë akterëve shoqëroro-politik. Uroj që përpara sfidave të tjera të mbizotërojë uniteti i përgjithshëm.

Urime dhe Gëzuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…