Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit i përcjell urimet më të sinqerta besimtarëve të fesë Islame.
Ky muaj është muaj i mëshirës, muaj i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses te sfidave që n’a presin.
Ju uroj nga zemra, një Ramazan të begate për familjet tuaja, agjërim të lehtë dhe të pranuar!