Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve.
“Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët katolikë, Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!”
“Le të na shërbejë kremtimi i kësaj dite, si një moment për të ringjallur shpresën e besimit, të ruajmë e forcojmë më shumë vlerat dhe virtytet tona dhe dashurinë më e madhe për njëri tjetrin”, thuhet në urimin e kryetarit Nrekiq.
Kryetari i Ulqinit ka uruar dhe Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit Imzot Rrok Gjolleshaj”.