Në Ulqin këto ditë pushojnë numër rekord i mysafirëve. Janë të regjistruar mbi njëzet mijë, por numri real i tyre është tre deri në katër herë më i madh, deklaroi kryetari i komunës Fatmir Gjeka.
Ai në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp tha se ditët e fundit ekzistojnë problemet me rrymë elektrike. “Disa pjesë të qytetit nuk kanë rrymë më shumë se dymbëdhjetë orë. Të gjithë ato që merren me turizëm na ankohen. Ne nuk dëshirojmë të fajësojmë askënd dhe kemi kërkuar ndihmë nga organet kompetente dhe ministritë pranë Qeverisë së Malit të Zi”, tha ai.
Drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan ka thënë se nuk dihet se kur do të stabilizohet furnizimi me energji elektrike. Ajo tha se kjo situatë nuk shkon në favor të sezonit, por shpreson se problemet do të zgjidhen shpejtë.