Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari deklaroj qe rijetësimi i Pazarit (Çarshisë) të qytetit është një projekt që do ta ndërroj rrënjësisht qendrën apo pjesën prej Sheshit të Ullirit e deri tek Xhamia Namazgjah.
“Pjesa kryesore e ketij projekti përbëhet nga ndërrimi dhe unifikimi i fasadave të kësaj zone duke e shndërruar atë në një ndër zonat më atraktive të qytetit.
Ky projekt do të prezantohet në kuadër të festimeve për ditën e Ulqinit ku edhe do të bëhët elaborimi i të gjitha detajeve të projektit.
Falenderojmë pa masë Fakultetin e arkitekturës dhe urbanizmit në Tiranë që na dhuruan këtë projekt, si donacion i tyre për ditën e Ulqinit”, shtoi Bajraktari.
3 Responses
Shum bukur duket projekti, kishte qen fantazi me mujtme u ba kja gja kshtu. Ska me qen let me u zbatu par si da si me qen, shum bukur
@Un
Aspak zore. Investim i vogel me perfitime te medha. Jemi duke fole per nje distance te shkurte.
Sjan investime t vogla, ka mi kushtu ball mu ba vec mvaret se kush e pagen tan at pun. Nen 3 mi ska me kushtu asnjina se jam vet ty e ba fasaden e shpis edhe e dinse sa jam ty pagu. Par, ishalla bahet se ka me qen bukur