Komuna: PANAIRI I LIBRIT “ULQINI 2015”

Panairi i libritNë Panair do të marin pjesë  mbi 40 botues  dhe do të ekspozohen  mbi 3500 tituj

Nën përkujdesjen e Kryetarit te Ulqinit, Fatmir Gjeka, nga data 26 korrik- 4 gusht ne qytetin e Ulqinit do të organizohet Panairi tradicional i Librit ,,Ulqini 2015,,

Në këtë edicion jubilar do të marrin pjese disa dhjetra botues nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, etj, ose do të dërgojnë botimet e tyre me të mira të përfaqesuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.

Në Panairin e këtij viti parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje një numër i madh tituj librash, nga të cilët disa qindar do të jenë  tituj të rinj. Letersi artistike, autorë shqiptarë dhe të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike, letërsi për fëmije, fjalorë, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, albume e katalogë etj.

Tashmë është traditë që në Panairin e Librit në Ulqin të ketë të ftuar të vecantë  personalitete nga fusha e kulturës , akademike, administratë  shterore apo politika. Keshtu ndër vite pjesemarrës të Panairit kanë qenë  personalitete të larta të kulturës shqipe, malazeze etj si Dritero Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevrem Brkoviq, Luan Starova, Zuvdi Hoxhiq, Sreten Asanoviq etj. Ndërkaq, shiritin e Panairit e kanë prerë Presidentë ministra, akademikë dhe figura te ndritura te kultures së dy vendeve Malit te Zi dhe Shqiperise. Prania e tyre pa dyshim ia ka rritur rëndesinë dhe peshën  veprimtarive me librin.

Këtë vit, parashihet që Panairi të hapet në rang Kryeparlamentarësh dhe ministra kulture. Në hapjen solemne do të flasin Ranko Krivokapiq, Ilir Meta, Pavle Goranoviq, Mirela Kumbaro Furxhi, Kujtim Shala dhe nikoqiri i aktivitetit Fatmir Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi