Këtë pranverë pjesërisht do të rinovohet pjesa e poshtme e kalldrëmit në Çarshi, mëson Portali Ul-info.
Punën e rikonstruktimin, në pjesën nga Banka e parë deri tek restoranti “Bazar”, administrata lokale do të ja jap mjeshtreve vendas të cilët u dëshmuan në punën me gurë.
Pjesa e poshtme të kalldrëmit, i cili është ndërtuar në vitin 2008, është në gjendje shumë të keqe, e meqë bëhet fjalë për një pjesë të rrugës kryesore të qytetit, jep imazh shumë të keq për Ulqinin.