Komuna: PARCELA E RE PËR AKVA PARK NË SHTOJ

Polin, Sahret HajdarpasicKryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë turke ,,Polin” të cilët edhe mëtej insistojnë që të realizojnë projektin e akva parkut në Shtoj.

Pas bisedimeve të hapura dhe miqësore palët u dakorduan për dislokimin e parcelës me sipërfaqe të njëjtë sa e para, pra rreth 25 mijë metër katrorë që kompanisë do t’i ofrohet me qira.

U tha që komuna në kohë rekorde do të kryejë obligimet e saja dhe pëlqimi nga ana e Kuvendit do te jetë gati.

Nga ana tjetër investitori shprehu gatishmëri që në muajin mars të fillohet me realizimin e këtij projekti.

Kompania turke krahas këtij investimi është e interesuar që të investoje edhe në projekte të tjerë në Ulqin, veçanërisht në fushën e turizmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi