Në Sekretariatin për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Ulqinit Portalit Ul-info i është thënë që janë në vijim dy shqyrtime publike rreth Planit detaj urbanistik “Kodre 1” dhe Ndryshimet dhe plotësimet e PDU-së “Ulqin qytet” për lokalitetin “Liman 1”.
Njëkohësisht opinionit është prezantuar dhe raporti mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor të këtyre dy lokaliteteve.
Shqyrtimi publik për këto dy PDU është i hapur deri më 6 tetor.