Sipas të dhënave të Ministrisë së punëve të brendshme, nga viti 2008 në Komunë të Ulqinit dhe institucione publike ku ajo është themelues janë punësuar 175 punëtorë.
Qeveria e Malit të Zi nga qeverisjet lokale ka kërkuar që deri në fund të vitit të ardhshëm të zvogëlojnë numrin e të punësuarve për rreth 10 për qind.
Siç mëson Portali Ul-info, për programin e ri social në Komunë të Ulqinit dhe ndërmarrjet publike lokale janë lajmëruar rreth 50 punëtorë.
Me planin e sanimit, i cili pret për miratim, është parashikuar që ato të marrin nga 10 mijë euro për ndërprerje vullnetare të marrëdhënies së punës.








