Komuna: PËR TË GJITHË BORXHET E ULQINIT GARANT SHTETI

EuroKomuna e Ulqinit deri në fund të tetorit duhet të përfundojë procesin me të cilin për borxhet e saja dhe detyrimet e ndërmarrjeve publike ku ajo është themelues do të bëhet garant shteti, mëson Portali Ul-info.

Meqë komuna e Ulqinit është përdorues i mjeteve të Fondit egalizues, pritet që menjëherë pas kësaj të nënshkruajë marrëveshjen me bankat komerciale për kredi të dedikuar në periudhë prej tetë deri në dhjetë vite, me interes shumë më të ultë se kreditë ekzistuese.

Bëhet fjalë për shumën prej rreth pesë milion euro, prej të cilëve 3,5 shkojnë për banka dhe Fondin investues-zhvillimor.

Qeveria e Malit të Zi javën e kaluar ka vendosur që të jap garanci komunave për të shlyer borxhet, të refinancojnë kreditë ekzistuese dhe të racionalizojnë numrin e të punësuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi