Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij do të takohen nesër me përfaqësuesit e biznesit dhe organizatat që tubojnë ata, në perpjekje për të gjetur mundësitë dhe mënyrën për të kremtuar natën e ndërrimit të moteve në ambient të hapur.
Komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike janë te gatshme qe brenda mundesive te mbeshtesin nje aktivitet te ketij lloji, por ata llogarisin qe perkrahja nuk do te mungoje edhe nga sektori i biznesit. Kjo praktike tashme eshte treguar frytdhenese per nje sere aktivitetesh kulturore.
Me kete deshirohet qe edhe qyteti yne, mos te beje perjashtim nga qytetet e tjere bregdetare ne Mal të Zi, dhe nata e Vitit te Ri te jete sa me terheqese per qytetaret por edhe per mysafiret qe do te vizitojne Ulqinin.