Buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin 2017 përmban të hyrat dhe të dalat me vlerë 15.373.500 euro, thuhet në vendimin i cili u publikua në faqen e vetëqeverisjes lokale.
Në vitin vijues buxheti i Komunës së Ulqinit, me kredinë prej 4,25 milion euro të fituar nga Erste banka, ishte i planifikuar në gati 12 milion euro.
Edhe pse këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të plotësohet detyrimi ligjor dhe çdo tremujor të informohen për realizimin e tij, kjo nuk ndodhi.
Meqë Komuna e Ulqinit është në Planin sanues, pëlqimin në këtë dokument duhet ta jap Ministria e financave.