Kompania e njohur turke “Polin” u përzgjodh për ndërtimin e akva parkut në Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Vendimin për dhënien e patundshmërisë në pronësi të Komunë me sipërfaqe mbi 25.000 metër katror në Shtojin e Epërm në periudhën 30 vjeçare kësaj kompani nga Stambolli e solli të hënën Komisioni i kësaj vetëqeverisje lokale.
Pritet që kontrata në mes Komunës së Ulqinit dhe Polinit të nënshkruhet javën e ardhshme.
“Polin” deri tani ka projektuar dhe montuar mbi 3.000 akva – parqe në 105 shtete të botës.