Në shqyrtim publik së shpejti do të jenë plani detaj urbanistik “Liman 2” dhe “Kodre”, mëson Portali Ul-info.
Në Ministrinë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm të Malit të Zi në dhënie të mendimit janë dërguar javën e kaluar Plani gjeneral urbanistik Mahalla e re, Mali i bardh, Liman 1 dhe Liman 2, PDU Gjerana 1 dhe Studimi lokal për lokalitetin “Oliva park” në Lima.
Kjo do të thotë që mbas shumë kohëve prapë ka nisur procedura e sjelljes së planeve urbanistik në këtë komunë. Sepse, vitin e kaluar nuk është miratuar asnjë dokument planifikues.
Punë në këtë fushë ka tepër, sepse vetëm 7,5 përqind e territorit është mbuluar me plane urbanistike. Siç mësojmë, edhe 20 plane presin të sillen dhe të miratohen.