Komuna: PREJ SOT PRAPË SEZONI I NDËRTIMIT

Panorama Ulcinj, UlqinNë territorin e komunës së Ulqinit prej me 15 shtator prapë ka filluar sezoni i ndërtimit.

Ndalimi i kryerjes së punimeve ndërtimore ishte në fuqi nga 1 qershori.

Nga Drejtoria për punë inspektuese kanë thënë se në periudhën e ardhshme do të intensifikojnë aktivitetet e veta dhe nuk do të tolerojnë rieskalimin e „ndërtimit të egër“ në Ulqin.

Rikujtojmë që për shkak të këtij problemi në fillim të vitit madje u formua grupi punues i Qeverisë së Malit të Zi, në krye të së cilit ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Zoran Pazhin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi