Komuna: PRESIN ZHBLLOKIMIN E LLOGARISË JAVËN E ARDHSHME

euro-coins-and-banknotesMbas më shumë se 40 ditë, xhiro llogaria e komunës së Ulqinit mund të zhbllokohet në fund të javës së ardhshme, është njoftuar Portalit Ul-info nga administrata lokale.

Deri tani komuna e Ulqinit ka paguar rreth gjysmë milioni euro prej gjithsej 700 mijë për të cilën shumë ishte e bllokuar xhiro-llogaria me vendime të gjykatave malazeze. Pjesa më e madhe, 539 mijë euro, ishte për pagesën e kamatave të firmës nga Beogradi “Partizanski put”.

Në komunë thonë që këto ditë janë pagesat më të mëdha në xhiro-llogari, ndërsa sukses të konsiderueshëm ka dhe aksioni i pagesës së borxhit për tatim në patundshmëri të personave fizik dhe juridik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…