Kryetari i Komunes se Ulqinit Fatmir Gjeka nenshkroi Memorandumin e bashkepunimit me Qendren per pune sociale dhe sektorin civil per realizimin e Projektit-Krijimi i partneritetit per perkrhaje, servisit te ri social ne Ulqin.
Ky Memorandum piksepari ka per qellim permiresimin e pozites se grave, nenave kryefamiljare, andaj ne nje te ardhme te shpejte mund te presim aktivitete te perbashketa, ne hartimin e te dhenave te plota per numrin e kesaj kategorie, dhe mundeste e ofrimit te ndihmave , permes organizimit te punetorive, trajnimeve dhe punesimit te tyre.
Kryetari Gjeka duke vecuar bashkepunimin me Qendren dhe sektorin civil , theksoi se qeverisja e mire varet ne mase te madhe nga maredhenija qe ka ekzekutivi me shoqerine civile. Ai e cilesoi shume te rendesishem rolin e shoqerise civile ne inicimin, organizimin dhe udheheqjen e debateve gjitheperfshires per sic u shpreh adresimin e prioriteteve te qytetareve, apo per ti ofruar banoreve ndihme ne plotesimin e sherbimeve te tyre sociale.