Komuna: PUNËTORIA KREATIVE ME RASTIN E DITËS SË SHTETIT EKOLOGJIK

Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të shpalljes së Malit të Zi shtet ekologjik, në organizim të Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, të marten në hapsirat e Komunës së Ulqinit është mbajtur punëtoria kreative me shkollat ​​fillore të Ulqinit.

Punëtoria, me temën e riciklimit të mbetjeve, kishte për qëllim nxitjen e përgjegjësisë shoqërore dhe ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve për të jetuar në një mjedis më të shëndetshëm, në simbiozë me natyrën.

Në hapje të punëtorisë, të pranishmëve iu drejtua sekretarja e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, Zeqarija Sulejmani, e cila tha se qëllimi i aktivitetit të sotëm nuk është vetëm ngritja e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit, por të kuptojmë që me angazhimin e të gjithë neve, pushtetit lokal, shkollave, organizatave joqeveritare,  qoftë në aktivitete vetdijësimi, qoftë në aksione pastrimi, mbjellje, mbrojtje – secili nga ne mund të jap kontribut në mënyrë individuale.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ardijan Mavriq, i cili tha se duhet të promovojmë dhe aplikojmë riciklimin, prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, kompostimin e mbetjeve organike, parimet e ekonomisë qarkore në punën e bizneseve në mënyrë që komuniteti ynë të zhvillohet sipas një modeli të qëndrueshëm ekologjik. Është një borxh që ia kemi vetes, komunitetit tonë, paraardhësve tanë dhe brezave të ardhshëm. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me natyrën, jo nga natyra – shtoi Mavriq.

Pushteti i ri i Komunës së Ulqinit i kushton vëmendje të madhe ekologjisë. Me riorganizimin e Komunës është formuar sekretariati i posaçëm për ekologji, ndërsa së shpejti pritet të fillojë puna e shërbimit të renxherëve, i cili do të merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura në komunën e Ulqinit.

Në punëtorinë e sotme morën pjesë katër shkolla fillore që ndodhen në territorin e komunës së Ulqinit – SH.F. Marshalli Tito, SH.F. Boshko Strugar,SH.F.Marko Nucullovic, dhe SH.F. Bedri Elezaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi