Pushteti i ri komunal do të ketë përkrahjen e 30 nga gjithsej 33 këshilltarë në parlamentin lokal, ose mbi 90 për qind të përfaqësuesve të popullit.
Kjo do të thotë se përveç PDS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe UDSH-në, në pushtet do të jenë edhe përfaqësuesit e Socialdemokratëve dhe Partisë Boshnjake.
Në opozitë në Ulqin do të mbesin vetëm tre këshilltarë: dy nga URA dhe një nga Partia Socialdemokrate.








