Komisioni për prokurime publike ka anuluar këtë javë tenderin të cilin e hapi Komuna e Ulqinit për ndriçimin e Kalasë, mëson Portali Ul-info.
Për këtë arsye nga administrata lokale kanë njoftuar se të hënën do të shpallet konkursi i ri publik për blerjen e pajisjeve për vendosjen e ndriçimit në pjesën jugore dhe lindore të këtij objekti monumental.
Ky projekt e punoi falas për Komunën e Ulqinit mjeshtri i njohur italian i fotografisë dhe skenografisë Franko Ferari, ndërsa përkrahjen profesionale dhe teknike për realizimin e tij e dha zyra arkitektonike “Ital design” e Selim Resulbegoviqit.