Gjykata ekonomike me vendim të datës 20 korrik 2017 obligon Komunën e Ulqinit që ndërmarrjes “Rekreaturs” nga Budva , për prishjen e objekteve në Lagjen K1 t’i paguaj shumën prej 5.557.000 euro dhe kamatën prej datës 20.4.2012, si dhe shpenzimet e procesit, që kap vlerën e përgjithshme rreth 8.000.000 euro.
Me këtë pothuajse sjellët në fund tentativa e personave të pautorizuar të cilët joligjshmërisht dhe me punë korruptive kanë përvetësuar dhe privatizuar BVI-në për pushim dhe rekreacion të Kosovës.
Gjate tërë procesit Komuna e Ulqinit ka dëshmuar të tërë paligjësitë që e kanë përcjellë procedurën e transformimit, privatizimin dhe ndërrimin e selisë dhe pronarin e ndërmarrjes së lartpërmendur, mirëpo Gjykata ekonomike sic shihet nuk ka pasur sukses që të zbulojë këtë krim perfid dhe të organizuar.
Veçmas, theksojmë që Komuna e Ulqinit gjatë tërë procesit ka veçuar mungesën e legjitimitetit pasiv, nisur nga fakti që objektet që janë prishur, e për të cilët kërkohet kompensimi, janë prishur në bazë të Aktvendimit të Komitetit Republikan për urbanizëm, ndërtimtari dhe punë banesore komunale të Malit të Zi e jo në bazë të vendimit të ndonjë organi komunal.
Në këtë proces kemi veçuar që për dëmin nuk është fajtore Komuna e Ulqinit sepse ajo nuk ka anuluar lejen e ndërtimit, por këtë e ka bërë Inspektori Republikan në vitin 1983 kur ka sjellë aktvendimin për anulimin e lejes me të drejtë mbikëqyrjeje, dhe atë pas asaj kur leja ka qenë definitive dhe e plotfuqishme dhe pas një viti prej që leja u bë e plotfuqishme, kur dhe ka mundur të bëhet mbikëqyrja, sepse në baze të ligjeve të atëhershme për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës, në nenin 103 ka qenë e paraparë që aktvendimi për anulimin e lejes për ndërtim mund të sillet në afat prej një viti nga dita që ajo bëhet e plotfuqishme.
Pra, inspektori Republikan më 1983 ka sjellur aktvendimin për anulimin e lejes, 4 vite pasi që ajo u bë e plotfuqishme, e kjo tregon që Shteti është fajtor për prishjen e objekteve, e jo Komuna që me dhënien e lejes i ka mundësuar BVI-së për pushim dhe rekreacion të punëtorëve të Kosovës që të ndërtojë, e në asnjë rast nuk mund të jetë bazë për dëmshpërblim.
Komuna e Ulqinit do të ankohet në këtë vendim dhe i bën ftesë organeve përkatëse që të kyçen në këtë lëndë , e mos të ndodhë që vendimi i këtij lloji të bëhet i plotfuqishëm në dëm të Komunës së Ulqinit , sepse atëherë pa fajin e saj do të vinte te një kolaps shumëvjeçar dhe gjithëpërfshirës dhe një pamundësi e punës së organeve të komunës dhe ndërmarrjeve publike, dhe me pasoja të papara për të drejtat e qytetarëve dhe subjekteve ekonomike në Ulqin.