Komuna: RRETH 200 PRODHUES BUJQËSORË FITUAN 76.000 EURO NDIHËM

Të enjten në takimin e fundvitit me prodhuesit bujqësorë në Komunën e Ulqinit të mbajtur në retorantin Lamiga është realizuar ndarja e vendimeve në kuadër të thirrjes publike për mbështetjen e aktiviteteve të prodhimit bimor.

Këtë vit 70 prodhues të qumshtit kanë marrë premium nga 4 cent për litër dhe kjo është realizuar në shumën afro 25.000,00 euro, 22 bletarë kanë marrë mbështetje për çdo koshere ku shuma totale është 7.000,00 euro, për mjetet ndihmëse për rreth 48 amvisëri ullishtare shuma totale është rreth 20,000.00 euro kurse sot janë shpërndarë vendimet për mbështetjen e amvisërive bimore më një shumë totale prej 24.000,00 euro!

Formimi i Sekretariatit për Bujqësi, Ekologji dhe Zhvillim Rural në kuadër të Komunës së Ulqini është treguar i suksesshëm me shumë aktivitete të cilat ndihmuan prodhuesit e të gjitha kategorive.

Po ashtu çdo vit shuma e Agrobuxhetit vetëm do të rritet si dhe do të mundohemi që të gjithë prodhuesit të fitojnë mbështetjen që ju takon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi