Komuna e Ulqinit synon të forcojë kontrollet e respektimit të rendit komunal në ditët në vijim, mëson Portali Ul-info.
Në radhë të parë bëhet fjalë për problemet e zhurmës dhe uzurpimit të hapësirave publike në rrugën kryesore të qytetit dhe në Ranë.
Siç thuhet, turistët dhe vizitorët, por edhe qytetarët e Ulqinit kanë më së shumti vërejtje për këto probleme.