Komuna: SELEKTIVITETI GJATË KOMPLETIMIT TË PARCELAVE?

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitNë seancën e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit do të jenë dhe shtatë vendimi mbi kompletimin e parcelave urbanistike në qytet.

Në njërin nga kolegjiumet e mëhershme tek kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar të ju mundësohet qasja në kërkesat të cilat janë dorëzuar për kompletimin e parcelave duke theksuar që në këtë proces bëhet selektimi.

Edhe disa anëtare të koalicionit qeverisës kanë deklaruar që, kur sekretariatet përgjegjëse të kryejnë procedurën, duhet të ju mundësohet qytetarëve që kërkesat e tyre për kompletimin e parcelave sa më parë të miratohen në mbledhjen e Parlamentit lokal.

Vlerësohet që vetëm mbi këtë bazë komuna mund të ketë të ardhura prej rreth gjysmë milioni euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi