Komuna: SHPALLET KONKURSI PËR ZGJIDHJEN IDEORE PËR RANË

Pristan Ulcinj, Rana Ulqin, KorzoKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka shpallur konkursin për zgjidhjen arkitektonike-urbanistike për Ranë.

“Qëllimi i konkursit është përzgjedhja e Zgjidhjes më të mirë dhe më të përshtatshme ideore, e cila me zgjidhjet e veta të aplikueshme në mënyrën më efikase do të valorizojë potencialin e përgjithshëm të zonës së Ranës”, thuhet në konkurs.

Anëtarë të jurisë për vlerësimin e projekteve të kandiduar përveç Gjekes do të jenë dhe arkitektët Rifat Alihoxhiq, Zana Sarvan, Fuad Mavriq, Nikolla Drakiq, Suada Ismailaga, Mirlinda Cena dhe Dunja Bilalagiq, si dhe Mustaf Gorana dhe Mehmet Tafica.

Konkursi do të jetë i hapur dy muaj, gjegjësisht deri më 19 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi