Komuna e Ulqinit ka shpallur tenderin me vlerë deri në 80 mijë euro për ndriçimin e Kalasë, mëson Portali Ul-info.
Pritet që e tërë procedura të përfundojë në afat rekord, ndërsa Kalaja në gjysmën e dytë të korrikut të shkëlqej me ndriçim të ri.
Projektin e ndriçimit e punoj mjeshtri italian i fotografisë dhe skenografisë Franko Ferara, ndërsa përkrahjen profesionale dhe teknike në realizimin e tij e dha studioja arkitektonike “Ital design” e Selim Resulbegut.