Komisioni i Komunës së Ulqinit shpalli Thirrjen Publike për pjesëmarrjen në ankand për shitjen e 448 metër katror në Ranë.
Siç theksohet, kjo tokë është në pronësi të Qeverisë së Malit të Zi, ndërsa në shfrytëzim të Komunës së Ulqinit, gjersa çmimi fillestar i shitjes është 900.000 euro.
Ankandi do të mbahet me 5 shkurt në hapësirat e Komunës së Ulqinit.