Komuna: SHQYRTIMI PUBLIK PËR PLANIN STRATEGJIK EDHE SHTATË DITË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka solli vendimin që edhe shtatë ditë, deri më 6 shtator të shtyhet kohëzgjatja e shqyrtimit publik për draftin e Planit strategjik të komunës së Ulqinit 2015-2020.

Në vendim shtohet se shqyrtimi i dytë qendror publik do të mbahet të enjten më 03.09.2015, me fillim në ora 11, në Sallën e madhe të KK Ulqin.

Njëkohësisht ftohen qytetarët, bashkësitë lokale, organizatat joqeveritare, organet, shërbimet publike dhe institucionet profesionale të kyçen në procesin e shqyrtimit publik dhe të japin kontributin e vet në mënyrë që përmbajtja e vendimit të jetë sa më cilësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi