Dëshirojmë të bejmë me dije dokumentacionin qe duhet të përgatisin shoqatat, individët apo çdo ent juridik që dëshirojnë të sjellin në Shqipëri ndihma humanitare për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit që goditi vendin tonë me datë 26 nëntor 2019.
Dhuruesi duhet të hartojë:
- Aktin e dhurimit, shkrese te thjeshte. Dhuruesi deklaron se ndihmat humanitare akordohen per fatkeqësi natyrore tërmetin e ndodhur ne 26 nëntor 2019 per qytetin e Durrësit/ Tiranes/Thumanës, sipas dëshirës se dhuruesit. Pritës i dhurimit per te lehtësuar procedurat doganore dhe per një koordinim sa me te shpejte te shënohet Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH-se. NIPT J92322004M
- Akti i dhurimit duhet te shoqërohet me listen e sendeve qe dhurohen.