Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë.
Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë, gjëgjësisht se akcioni do të duhet të kryhet në fillim të sezonit turistik.
Rrugët u gërmuan për shkak të vendosjes së rrjetit të kanalizimit në katër lagjet periferike të Ulqinit.