Komuna e Ulqinit do të ofrojë bursa për nxënësit të cilët do të regjistrohen në Akademinë policore në Danillograd në vitin akademik 2015/2016.
Bursa do të jetë deri në 150,00 euro.
Komuna ka përshëndetur nismën e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe KKSH që bashkërisht me përfaqësuesit e Akademisë policore bëri në Qendrën e mesme shkollore prezantimin e kushteve të regjistrimit të atyre që dëshirojnë të regjistrohen pranë kësaj Akademie.
Duke llogaritur që KKSH do të vazhdojë dhe me aktivitete të tjera në këtë drejtim shpresojmë që kjo ide e kahmotshme e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi të jetësohet në interes të përgjithshëm.