Komuna: TAKIM ME AFARISTET NGA RAJONI

20131019_170826Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu prit në takim një grup afaristësh nga Shqipëria dhe Greqia të cilët gjenden në Ulqin në kuadër të organizimit ‘biznesi për biznes’ nga Ulqin Biznis Asociacioni, i cila u mbajt në Hotel Mediteran.

Të pranishmit në këtë takim ishin përfaqësues të bizneseve të ndryshme dhe paten rastin të njoftohen nga kryetari i komunës së Ulqinit lidhur me gjendjen dhe mundësin zhvillimit të biznesit në këtë qytet. Ndër të tjera ata u njoftuan edhe lidhur me pregaditjet për ndërtimin e zonës së biznesit ku biznese të reja të cilet do të ushtrojnë aktvitein e tyre në këtë zonë do të prefitojnë lehtësimet fiskale të cilat ofrohen nga komuna e Ulqinit.

Pas këtij takimi në hotelin Mediteran u bë prezantimi i këtyre bizneseve ku afaristet nga Ulqini paten mundësi të njihen me aktivitetet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi